Edy Reja, trajneri i kombëtares shqiptare, ka thurur elozhe për Kristjan Asllanin, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm tek Empoli në Serie A.
Italiani ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe për mesfushorin e kombëtares tonë është shprehur:
“Asllani është një lojtar shumë interesant, për mendimin tim është i destinuar për të luajtur në një klub të madh. Nëse De Laurentiis do të më pyeste, do t’ia këshilloja.
Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në mars debutoi me kombëtaren e madhe në miqësoren kundër Spanjës, ndonëse është akoma pjesë e ekipit U21.
Përshtypja është shumë e mirë, sepse di të qëndrojë në fushë në mënyrë shumë inteligjente dhe përdor shumë mirë të dyja këmbët”.
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...