Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova do të jetë mungesa e madhe e Lille në ndeshjen kthyese ndaj Aston Villës në kuadër të çerekfinales në Conference League.
Lille është nikoqir i Aston Villës në ndeshjen e nesërme (e enjte), e cila do të zhvillohet nga ora 18:45 në ‘Stade Pierre-Mauroy’.
Klubi francez do të mundohet ta shkrij disavantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë, por nuk do të jetë e lehtë.
Trajneri i Lille, Paulo Fonseca ka njoftuar se Zhegrova do të mungojë për këtë ndeshje shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.
“Unë pres që ai të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të kampionatit”, ka thënë Fonseca në konferencë.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Lille, pasi Zhegrova është në formë të lartë dhe së fundmi është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1. /Telegrafi/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...