Kosova u përfaqësua nga presidenti i SHGSK-së Edmond Thaçi.
Gjatë diskutimit, nga Gianni Merlo u propozua që Kongresi i ardhshëm i AIPS i paraparë të mbahej në muajin mars 2022, të shtyhet për muajin tetor 2022.
Nga shumica e kryetarëve të shoqatave, u prit mirë kjo ide dhe u vendos që kjo të shtyhet për faktin se shumë shtete akoma kanë kufizime të lirisë së lëvizjes shkaku i pandemisë.
Poashtu u fol edhe për situatën me Covid 19 në secilin shtet respektiv, për punën e gazetarëve dhe rrethanat e krijuara nga pandemia.
Ditëve në vazhdim, presidenti i AIPS Gianni Merlo, tha se do të dërgojë një pyetësor për gjendjen e gazetareve të sportit në secilin vend, e poashtu edhe tek ne në Kosovë.
Në muajin Nëntor 2021, do të bëhet i ditur saktë qyteti italian që do ta presë gala mbrëmjen AIPS Media Awards, kurse qyteti mikpritës i Kongresit, me shumë gjasë do te jetë Roma.
Nga SHGSK do të mundësohet aplikimi për çmimin AIPS Young Reporters, çmim që tash e sa vite edhe SHGSK e ndan në ceremoninë vjetore “Ali Shala.
Pjesë e diskutimit ishte edhe pajisja me kartelat e AIPS, për të gjithë gazetarët e interesuar ta kenë atë./arbresh.info/
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...