Edmond Azemi është emëruar Koordinator i Përgjithshëm i Programit Afatgjatë FBK-MKRS 2024-2029.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar emërimin e legjendës së basketbollit, përcjell Arbresh.info.
“Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 23, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 01.10.2024, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Intervista, Bordi i FBK-së miraton emërimin e ish-basketbollistit Edmond Azemi në pozitën e Koordinatorit të Përgjithshëm të Programit Afatgjatë FBK – MKRS 2024-2029. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në vendim.
Edmond Azemi është basketbollisti më i trofeshëm në vendin tonë me Prishtinën, derisa ka qenë edhe pjesë e Kosovës A, ku për shumë vite ka dhënë maksimumin për Dardanët./Arbresh.info
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...