Atletico Madridi ka zhvilluar një takim me agjentin e sulmuesit të Paris Saint Germain, Edinson Cavani, me qëllimin për të transferuar atë gjatë verës.
‘El Mundo Deportivo’ raporton që sulmuesi uruguaian është “objektivi primar” i ‘Los Rojiblancos’ në rast se Antoine Griezmann vendos të largohet nga klubi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Diego Simeone thuhet se në të kaluar ka zhvilluar biseda të gjata telefonike me Cavanin, i cili ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për të luajtur me bashkëkombësin e tij Diego Godinin dhe Jose Maria Gimenzin në nivel me klube.
Takimi mes agjentit 31-vjeçar dhe Atleticos raportohet se ka ndodhur në Madrid disa javë më parë, por në rast se Griezmann vendos të vazhdoj qëndrimin, gjithçka do të dështoj.
Kontrata aktuale e Cavanit me klubin parisien është e vlefshme deri në qershor të vitit 2020./arbresh.info/
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...