Ish sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madrid.
Cavani-t i ka skaduar kontrata gjatë verës me PSG-në, derisa ishte afër kalimit të Benfica, transferim i cili dështoi në momentet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, uruguaiani i është ofruar Real-it, klubi i cili është duke e konsideruar si opsion mjaftë serioz.

Lojtari ka kërkuar dyvjeçare ose njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.
Për pagë, Cavani ka kërkuar shtatë milionë euro, vlerë të cilën Real-i e sheh si problem, por transferimi ende nuk ka dështuar.
Lojtari mbetet në pritje të vendimit përfundimtar të “Los Blancos”./arbresh.info.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...