Schalke 04 ka arritur marrëveshje për transferimin e Edin Džekos nga Fiorentina.
Sulmuesi boshnjak ka firmosur një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit, e bazuar në performancë, me objektivin kryesor rikthimin e klubit në Bundesligë.
Džeko ishte ai që kontaktoi fillimisht klubin dhe u bind për projektin falë trajnerit Miron Muslic dhe mbrojtësit Nikola Katić, bashkëlojtar i tij në përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës.
“Është mbresëlënëse mënyra se si skuadra është zhvilluar këtë sezon. Dua të jap maksimumin për të qenë të suksesshëm në pjesën e dytë të kampionatit,” është shprehur Džeko pas nënshkroi me gjigantin gjerman.
Aktualisht, Schalke kryeson Bundesliga 2 me një mbrojtje shumë solide, por ka vuajtur në aspektin ofensivë.
Ardhja e Džekos pritet të sjellë më shumë gola dhe përvojë, duke rritur shanset për rikthim në elitën e futbollit gjerman.
Për Džekon, ky është një rikthim në Gjermani pas periudhës së suksesshme me Wolfsburgun, ku shënoi 85 gola në 142 paraqitje dhe fitoi titullin e Bundesligës në vitin 2009./Arbresh.info
Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...
Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të kët...
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...