Mesfushori i Leicester City, James Maddison raportohet të jetë shfaqur si shënjestër e mundshme për transferim e Real Madridit.
Gjatë muajve të kaluar, Maddison është përfolur për transferim te një numër top klubesh në Premierë Ligë – përfshirë Manchester United, Liverpoolin dhe Tottenham Hotspurin, transmeton portali arbresh.info.
Statusi i 22-vjeçarit rritet çdo javë teksa vikendin e kaluar shënoi kundër Liverpoolit në Anfield duke arritur në përgjithësi numrin prej nëntë golave brenda 43 paraqitjeve në Premierë Ligë te “Dhelprat” që nga viti 2018.
Bazuar në raportet në Spanjë, Real Madridi ka vëmendjen te performancat e anglezit duke e lënë atë nën konsideratë për merkaton e ardhshme të transferimeve.
Megjithatë, raporti shton se Reali ende nuk ka bërë ndonjë kontakt me Maddisonin apo reprezentuesit e tij derisa ata vazhdojnë të vëzhgojnë shënjestrat tjera.
Maddison është nën një kontratë pesë vjeçare te klubi në stadiumin King Power./arbresh.info/
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...