Gara për yllin brazilian të futbollit, Neymar JR, po vazhdon të nxehet dita ditës.
Neymar është i pakënaqur tek skuadra e tij aktuale dhe ka bërë të qartë dëshirën që të largohet nga Parisi.
Braziliani preferon një rikthim në Spanjë, tek skuadra e Barcelonës, por skuadra e tij po pengon çështjen.
Duke parë situatën, në garë për lojtarin është futur edhe Juventus, por së fundmi edhe Real Madrid.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo, Real Madrid janë gati të ofrojnë 80 milionë funte plus Gareth Bale, për Neymar, transmeton lajmi.net.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, ka bërë të qartë se nuk llogarit në Bale dhe ka thënë se do të ishte mirë që lojtari të largohej sa më parë nga ‘Santiago Bernabeu’.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...