Unai Emeryt i ka mbetur shumë pak kohë në Arsenal, pasi spanjolli po e humb besimin e lojtarëve të vet.
Sipas Telegraph, disa lojtarë kyçë në skuadrën e Arsenalit e kanë humbur durimin me trajnerin Unai Emery, përcjell Gazeta Express.
Arsenali i shpëtoi një humbjeje që do të ishte turpëruese ndaj një ekipi në vështirësi si Southampton të shtunën në Premierligë, falë golit tejet të vonshëm të Alexandre Lacazette në minutën 96-të.

Ky rezultat e ka shtuar edhe më shumë presionin ndaj spanjollit.
Raportohet se edhe kryetari i klubit, Chips Keswick, e ka menduar dorëheqjen e tij pas një rezultat tjetër zhgënjyes, por Emery mbetet në detyrë tani për tani. /Gazeta Express/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje