Real Madridi filloi punën për të siguruar mega-marrëveshjen me sulmuesin Eden Hazard që një vit, gjë që është konfirmuar edhe nga anësori 130 milionësh.
Duke lënë Chelsean pas shtatë viteve në perëndim të Londrës, lojtari zbuloi se një takim me presidentin Florentino Perez ishte çelësi i gjithë kësaj lëvizje, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur gjatë prezantimit mbrëmjen e sotme (e enjte), Hazard tha:
“Është e vërtetë që gjithçka filloi vitin e kaluar, pas Kampionatit Botëror”
“Por, unë qëndrova edhe një vit tjetër në Chelsea. Mendoj se gjërat shkuan personalisht shumë mirë dhe gjithashtu me skuadrën duke fituar Evropa Ligën”
“Kjo është koha perfekte për t’iu bashkuar Real Madridit”
“Jam takuar vetëm një herë me presidentin në Londër në një event”
“Ai më tha se është koha për të ardhur në Real Madrid. Isha shumë i lumtur kur e tha këtë”
Belgu solli të gjithë familjen e tij në kryeqytetin spanjoll gjatë prezantimit, përfshirë dy vëllezërit e tij futbollistë profesional – Thorgan dhe Kylian Hazard./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit