Eden Hazardi është fotografuar për herë të parë duke mbajtur një fanellë të Real Madridit para transferimit prej 115 milionë funta këtë verë nga Chelsea.
Reprezentuesi belg iu ka thënë “lamtumirë” tifozëve të Chelseas pas triumfit në Evropa Ligë kundër Arsenalit dhe pritet të vendos lapsin në letër te ‘Los Blancos’ brenda javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Fotot, të siguruara ekskluzivisht nga Mirror Sport, janë shkrepur pasditen e sotme (e premte) derisa Hazard është në pushime në Marbella të Spanjës.
Një burim i gazetës së lartpërmendur pretendon se Hazard ka nënshkruar madje fanellën e Real Madridit.
28-vjeçari konfirmoi qëllimet e tij për largim nga Chelsea ku i intervistua pas finales së Evropa Ligës në Baku mbrëmjen e së mërkurës./arbresh.info/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës