Barcelona e ka nisur sezonin 2021/2022 në La Liga me përballjen ndaj Real Sociedadit në Camp Nou.
Ky është sezoni i parë pas më shumë se dy dekadash, në të cilin katalunasit do të luajnë pa dhjetëshen ikonike, Lionel Messi.
Superylli argjentinas zgjodhi të largohej nga katalunasit pas përfundimit të kontratës dhe karrierën do ta vazhdojë te Paris Saint-Germain.
Barcelona fans chanting Messi’s name in the 10th minute ❤️ pic.twitter.com/nmcvyueSUq
— ESPN FC (@ESPNFC) August 15, 2021
Mirëpo, tifozët e Barcelonës nuk e harrojnë Messin dhe e kanë kujtuar lojtarin e dikurshëm në minutën 10-të të ndeshjes kundër Sociedadit.
Shumë tifozë të katalunasve e kanë thirrur emrin e Lionel Messit në këtë minutë që shënon edhe numrin që e ka bartur, ndërkohë që ka pasur edhe disa të tillë që kanë fishkëllyer për faktin që e kanë humbur atë.
Kujtojmë që autoritetet shëndetësore të Spanjës kanë lejuar që Camp Nou të jetë i mbushur me 30 për qind të kapacitetit – që do të thotë se të pranishëm në ndeshjen e parë sezonale kanë qenë 29.803 spektatorë. /Telegrafi/
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy bra...
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...