Sergio Ramos e ka pranuar se Real Madridi u desh të vuante shumë për ta kaluar Bayern Munichun dhe siguruar një biletë për finalen e tretë më radhë në finale të Ligës së Kampionëve.
Pasi e kishte fituar ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat 2-1, Reali e priti Bayernin në “Bernabeu” ku vuajti mjaft shumë, dhe iu nevojit një dhuratë nga portieri kundërshtar Sven Ulreich për të kaluar në finale, transmeton Gazeta Express.
Bayerni ishte skuadër dominuese në të dy ndeshjet, veçanërisht në ndeshjen e kthimit, por një performancë fantastike nga Keylor Navas, i cili pati tetë super pritje, ia mohoi gjigantit gjerman kualifikimin në finale, megjithëse kapiteni i Reali mendon se skuadra e tij ishte më e mirë në përgjithësi.
“Bayerni është ekip i madh, siç edhe e ka treguar për shumë vite; kundërshtar shumë i fortë”, ka thënë Ramos.
“Ata patën posedim më të lartë të topit. Ne vuajtëm por në përgjithësi, nëse i shikon të dy ndeshjet, ne ishim më të mirë”, shtoi ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit