Selektori i Serbisë, Mladen Krstajić ka vetëm lëvdata për ekipin e Zvicrës, kundërshtarin e tyre të radhës në fazën e grupeve në Kampionatin botëror 2018.
Në pyetjen në lidhje me numrin e madh të futbollistëve shqiptarë në skuadrën helvetike, Krstajiç u tregua mjaft i drejtë.
“Unë vij nga një shtet me shumë kultura, nga Bosnja. Babai im është malazez, nëna serbe. Unë jam person ndërkombëtar”, u shpreh ai.
“Kombësia nuk është e caktuar, por është fakt se Zvicra ka ekip shumë të mirë. Ka një ekip ekstremisht multi-kulturor”, u shpreh ai.
“Pajtohem, kjo është e mirë për Zvicrën. Ata e respektojmë çdo futbollist, pa marrë parasysh nga cili vend vijnë ata”, theksoi Krstajiç
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...