Derisa shumica e lojtarëve të Barcelonës janë duke u fshehur që nga disfata e thellë 4 me 0 në Paris Saint Germain të martën në Ligë të Kampionëve, i është mbetur sulmuesit brazilian Neymar për të transmetuar ndjenjën brenda kampit katalunas.
Pas ndeshjes në ‘Parc de Princes’, Neymar ishte njëri nga lojtarët e vetëm të Bacelonës që ka folur për media, transmeton portali arbresh.info. Braziliani pranoi se do të jetë “thuajse e pamundur” për Barcelonën që të kthej rezultatin në ndeshjen kthyese.
Lexo më shumë: Statistikat që turpërojnë Messin dhe Barçën (Foto)
Në historinë e Ligës së Kampionëve, asnjë skuadër nuk ka arritur të rikthehet në lojë pas disfatës së thellë me rezultat 4 me 0.
Sidoqoftë, Neymar edhe përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka njoftuar se “shanset e klubit janë 1%, por ata do kenë 99% besim”./arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BQiA1ZrAs1_/
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...