Mbrojtësi i Manchester Cityt, Danilo pranon se është duke i munguar Real Madridi pas largimit nga kampioni spanjoll për transferim në Premierë Ligë.
“E vërteta është se po më mungon Real Madridi”, ka thënë Danilo për mediat spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
“Kam shpenzuar dy vite të jashtëzakonshme aty duke fituar gjëra interesante dhe njerëzit gjithmonë më trajtuan shumë mirë. Por ju duhet të ndryshoni faqet”
Mbrojtësi brazilian shpenzoi dy sezone në Madrid por nuk arriti të jetë përzgjedhja e parë, pasi Dani Carvajal ishte një opsion më i preferuar.
Pas 17 paraqitjeve në La Liga sezonin e kaluar, ish futbollisti i Portos dhe Santos iu bashkua Cityt në një marrëveshje që thuhej se vlen 27 milionë funta./arbresh.info/
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup