Sergio Busquets ka pranuar se Barcelona nuk është duke luajtur futboll të mirë pavarësisht fillimit të mirë të sezonit.
“Blaugranët” kanë humbur vetëm dy pikë brenda 11 ndeshjeve në La Liga dhe janë në prag të kualifikimit në fazat grupore të Ligës së Kampionëve në vendin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, janë ngritur shqetësime që skuadra nuk është duke luajtur mirë ashtu siç mund të shfaqin rezultatet.
“Ne jemi duke shijuar një formë vërtetë shumë të mirë”, tha Busquets për ‘Radio Marca’.
“Ne e dimë se futbolli jonë nuk është i shkëlqyer apo më i miri nga ne por ne jemi solid dhe kompakt. Ne e kemi bërë të vështirë të shënon kundër nesh dhe jeni shumë të lumtur”
“Ne e dimë që ne nuk kemi luajtur në mënyrën më të mirë, ne kemi ndryshuar sistemin tonë kur një lojtar i rëndësishëm u largua (Neymari te PSG) dhe kjo do të thotë që në disa pjesë ju jeni më të fortë, në disa të tjera jo”
“Qëllimi jonë është të jemi kompakt dhe të ndërtojmë një skuadër që fiton dhe për momentin ne jemi kështu”, përfundoi ai.
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ajo ndaj Leganes më 18 nëntor si mysafirë./arbresh.info/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...