Dje është luajtur ndeshja e fundit e javës së tretë në elitën e futbollit kosovar mes Llapit dhe Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Pranë Dritës në këtë sfidë ishin edhe tifozët e tyre “Intelektualët”, shkruan Arbresh.info.
Një rast i çuditshëm ndodhi në këtë stadium ku Policia e Kosovës e dënoi njërin prej tyre për një arsye të çuditshme.
Tifozi u dënua për shkak të stërpikjes me birrë thuhet në dënimin e shqiptuar nga policia.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi i tifozëve “Intelektualët” përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“E paprecedentë dhe e patolerueshme, sjellja vulgare dhe mafioze, dje nga policia e Kosovës në Podujevë!“
“Keni parë ju raste, ku dikush dënohet në shifra 500 euro, vetëm se në momente pasioni dhe feste, zgjedh të stërpik me birrë shokët e vëllezërit e tij në tribinë?!”
“As ne nuk e besonim, se ka shkuar deri këtu paftyrësia e uniformave policore, por ja që dje ishim dëshmitarë, ku 2 nga antarët tanë u dënuan me nga 500 euro. Njëri veç pse stërpiku me birrë e tjetri vetëm pse reagoi në momentet kur policët iu vërsulën antarit tonë. Në fakt, reaguam të gjithë, ku si pasojë e konflikteve me polici, edhe kopi mbeti i boshatisur në minutat e fundit të ndeshjes.”
“Nuk e kuptonim pse gjithë ajo panikë dhe presion, nga uniformat e atyre që as nuk kanë se çka kërkojnë në një tribinë me Ultras. Mënyra se si ata reaguan dje, ishte si në një akt terrorist, gjersa thjeshtë pak birrë po fluturonte në kopin tonë, në momente pasioni, feste e kënge të pandalshme!”
“Ekziston një metodë, që fatkeqësisht ka filluar të kthehet në trend, që stadiumet dhe tribinat në Kosovë, të transformohen në teatër, ku të gjithë duhet të qëndrojnë ulur dhe pa bërë zhurmë. Por, Ultras janë të zotuar të mos lejojnë të tilla regresione. Ne në stadiume jemi për pasion, për këngë, për festë, për adrenalinën që gjithmonë na ka ofruar futbolli dhe tribina. Nuk jemi spektator, nuk jemi shikues, nuk mund të qëndrojmë ulur dhe urtë, ashtu siç ky sistem me polici dhe pothuajse me të gjitha kryesitë e klubeve futbollistike, në vazhdimësi po e kërkojnë.”
“Ju po kërkoni nga ne dhe nga të gjitha grupimet e tjera, të sillemi komfort “rregullave” tuaja, vetëm e vetëm që të mos dënoheni dhe gjobiteni. Për interesat e xhepave tuaj, po kërkoni të vrisni pasionin dhe dashurinë e tifozëve ndaj tribinës. Po kërkoni të vrisni shpirtin dhe mentalitetin tonë Ultras. Por, këto kënaqësi, kurrë nuk do t’ua ofrojmë!”, thuhet në reagimin e gjatë të tifozërisë.
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe një tifoz i Vëllaznimit u dënua me këtë shumë për shkak të fyerjeve në stadium.
Në shumicën e vendeve të botës kur zhvillohen aktivitetet sporitve, sidomos në stadiume një tifoz apo i tërë grupi zakonisht dënohet klubi me ndonjë gjobë apo edhe me dënim pa tifozë për ndeshjen e ardhshme nga Federatat e Futbollit që janë edhe përgjegjëse dhe jo nga policia./Arbresh.info
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...