Manolas beson se Roma do ta ndalë edhe Salahun, përderisa e ndali pesë herë më të mirin në botë, Lionel Messin.
Kostas Manolas e ka lavdëruar trajnerin, Eusebio Di Francesco, për lojën e mirë që po aplikon Roma dhe për atë përmbysje historike kundër Barcelonës teksa ka thënë se përderisa e ndalën Leo Messin, mund ta ndalin edhe Mohamed Salahun.
“Nuk do ta markojmë Salahun, sepse e ndalëm Barcelonën e Leo Messin duke punuar si ekip, kështu që mund ta ndalim edhe Salahun në të njëjtën mënyrë. Nuk do të jetë e lehtë, natyrisht, por ne jemi gati”, u shpreh Manolas.
“Besimi ynë këtë sezon ka ardhur nga filozofia, loja që aplikon trajneri. Roma nuk duhet të ndryshojë kurrë mënyrën e të menduarit, pa marrë parasysh kundërshtarin. Di Francesco është shumë trajner Evropian, gjithmonë na kërkon të dominojmë në ndeshje me presion dhe intensitet”.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...