Patrick Dorgu, mbrojtës i ri danez, do të transferohet te Manchester United, ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Sipas gazetarit, ky transferim është konfirmuar dhe ka marrëveshje ndërmjet Manchester United dhe klubit italian Lecce, ku Dorgu aktualisht luan si mbrojtës i majtë.
Dokumentet për këtë transferim priten të verifikohen dhe finalizohen brenda 24 orëve të ardhshme.
Shuma e transferimit është vendosur në 30 milionë euro, me bonuse që shkojnë deri në 5 milionë euro, të cilat nuk janë të garantuara dhe varen nga arritjet e lojtarit gjatë kohës së tij te Manchester United.
Shuma e transferimit është vendosur në 30 milionë euro, me bonuse që shkojnë deri në 5 milionë euro, të cilat nuk janë të garantuara dhe varen nga arritjet e lojtarit gjatë kohës së tij te Manchester United.
Manchester United dhe Dorgun kishin rënë dakord disa ditë më parë, duke treguar se gjiganti anglez ka qenë i përkushtuar për të siguruar shërbimet e talentit të ri.
Ky transferim shënon edhe nënshkrimin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri të Manchester United, Rúben Amorim.
Dorgu u zhvilluar në akademinë e të rinjve të Nordsjælland para se të kalonte te Lecce në korrik të vitit 2022. /Telegrafi/
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...