Juventus thuhet se ka finalizuar marrëveshjen me Paris Saint-Germain për yll i tyre Leandro Paredes, i cili do të vije në huazim me detyrimin blerje për 15 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse.
Sipas TyC Sports, Sportitalia dhe Sky Sport Italia, marrëveshja u arrit këtë mbrëmje dhe Paredes do të lirohet për të kryer testet mjekësore nesër.
Reprezentuesi argjentinas kishte rënë dakord për kushtet personale me Juventusin shumë javë më parë dhe e vetmja arsye që kjo lëvizje zgjati kaq shumë ishte sepse bardhezinjtë duhej të lironin disa nga lojtarët e tyre të mesfushës për të lënë hapësirë dhe për të balancuar financat.
Paredes do të jetë lojtari i dytë i PSG-së që do t’i bashkohet Juventusit këtë verë, pas mikut të tij të mirë, argjentinasit Angel Di Maria.
Ai nuk u thirr as për ndeshjen e Paris Saint-Germain sepse trajneri Christophe Galtier konfirmoi se lojtari tashmë e kishte mendjen te Juventusi.
Është një rikthim në Serie A për Paredes, pasi 28-vjeçari ka luajtur tashmë për Chievon, Empolin dhe Romën deri sa të largohej drejt Zenit në vitin 2017.
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...