Juventus ka arritur marrëveshje të plotë me FC Porto për transferimin e Francisco Conceição.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij marrëveshja është përfunduar mbrëmjen e sotme dhe parashikon një pagesë prej mbi 30 milionë euro gjatë katër viteve të ardhshme.
Pavarësisht dy ofertave të rëndësishme nga klubet e Premier League, talenti portugez ka zgjedhur të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”, duke preferuar projektin e Juventusit.
Portugezi këtë sezon ka luajtur në formë të huazimit tek Juventusi ku ka shënuar shtatë gola dhe gjashtë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat./Arbresh.info
🚨⚪️⚫️ Juventus agree deal to sign Francisco Conceição on permanent move from FC Porto, here we go!
Deal in place for fee in excess of €30m paid in 𝐟𝐨𝐮𝐫 installments.
Conceiçao only wanted Juventus despite approaches from Premier League clubs. pic.twitter.com/MJKzhWeD1j
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 15, 2025
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...