AC Milan ka arritur marrëveshje të plotë me Club Brugge për transferimin e mesfushorit shqiptar, Ardon Jashari.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, pas negociatave të gjata, klubet kanë gjetur akordin për një pako prej 39 milionë eurosh, ofertë që është pranuar nga belgët dhe ka hapur rrugën që lojtari të udhëtojë drejt Milanos për testet mjekësore, shkruan Arbresh.info.
Jashari ishte objektivi kryesor i “Rossonerëve” dhe vetë lojtari këmbënguli për transferimin në “San Siro”, duke refuzuar oferta të tjera nga Premier League dhe Bundesliga gjatë javëve të fundit.
Kontrata do të jetë afatgjatë dhe gjithçka është drejt finalizimit, Ardon Jashari bëhet “kuqezi”.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare. Tashmë vetëm zyrtarizimi mungon./Arbresh.info
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...