AS Monaco dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Ansu Fati, e cila përfshin një klauzolë blerjeje.
Kështu ka raportuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, disa minuta më parë, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij Barça do të ruajë kontrollin e ardhshëm mbi të ardhmen e lojtarit. Tashmë është bërë gati edhe [lani për kontrollin mjekësor të futbollistit 22-vjeçar.
Ansu Fati do të udhëtojë nesër drejt Monacos dhe më pas do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave.
Përpara largimit, Ansu Fati do të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën, dhe më pas do të bashkohet zyrtarisht me AS Monaco si huazim për sezonin e ardhshëm.
Fati ka qenë i huazuar në sezonin 2023/24 tek Brightoni në Angli, ku ka luajtur 19 ndeshje në elitën e futbollit anglez, dhe pati shënuar vetëm dy gola.
Kurse sezonin e fundit me katalanasit është paraqitur në 11 ndeshje./Arbresh.info
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...