Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland për 20 milionë euro, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano i cili ka njoftuar transferimin e mesfushorit shqiptar te klubi anglez.
Sipas raportimeve, Xhaka, i cili deri më tani luante për Bayer Leverkusen, do të bashkohet me “Black Cats” për një shumë prej 20 milionë eurosh.
Kontrata e tij me Sunderland do të zgjasë deri në vitin 2027. Ky transferim vjen pas dritës jeshile nga Bayer Leverkuseni, me Xhakan që pritet të udhëtojë sot për të finalizuar lëvizjen e tij.
32-vjeçari, i cili luajti një rol kyç në titullin e parë të Bundesligës të Leverkusenit sezonin e kaluar, shihet si një goditje e madhe për Sunderlandin, të cilët sapo u rikthyen në Ligën Premier.
Klubi anglez ka investuar fuqishëm këtë verë, duke siguruar edhe lojtarë të tjerë, në përpjekje për të ndërtuar një ekip konkurrues.
🚨🔴⚪️ EXCLUSIVE: Granit Xhaka to Sunderland, here we go! Deal agreed between all parties involved.
Understand fee will be €20m, contract until 2027.
Green light from Bayer Leverkusen for the player to fly today and complete his move to #SAFC, one more ambitious signing. pic.twitter.com/1gP1IBLD0T
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2025
Xhaka, i cili ka një karrierë të suksesshme me mbi 300 paraqitje te Arsenali, duket se ka zgjedhur Sunderlandin si destinacionin e tij të preferuar, pavarësisht interesimit nga klube të tjera, sidomos ato italiane. /Telegrafi/
Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve në Shqi...
Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, reagon AG...
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...