Leonardo ka konfirmuar se Leonardo Bonucci dëshiron t’i ribashkohet Juventusit vetëm një sezon pas transferimit të tij te Milani
Leonardo u prezantua sot (e enjte) zyrtarisht si një menaxher i përgjithshëm te Milani, por gjatë gjithë procesit të prezantimit u diskutua rikthimi i mundshëm i Bonuccit në Juventus, transmeton portali arbresh.info.
“Jam takuar me disa njerëz, jo vetëm këta nga Juventusi”, u shpreh 48-vjeçari.
“Ne jemi të kufizuar nga FFP, prandaj nuk do të jetë një merkato e çmendur. Do të jetë e moderuar dhe e mençur. Dëshira [për të folur me Juven] nisi me Leonardo Bonuccin, prandaj nëse ne kemi mundësi, ne do ta bëjmë që kjo të realizohet. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim”
“Gjithçka filloi nga një ide, një ide shumë e mençur dhe të qetë. Nga këtu filloi gjithçka”
“Është normale për një lojtar që të ketë një dëshirë. Një lojtar nuk kërkon vetëm të largohet, këtu është gjithashtu një projekt dhe objektiva për t’u marrë parasysh”
“Ai arriti vitin e kaluar si një simbol për ndryshim. Me plotë harmoni, ne do të përpiqemi që të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është definitive që ai do të largohet”
Bonucci ka bërë 35 paraqitje sezonin e kaluar në Serie A me fanellën e AC Milanit dhe ka shënuar dy gola./arbresh.info/
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...