Vdekja e Diogo Jotas me të vëllain e tij Andre Silvan në një aksident të rëndë në veriun e Spanjës, mbetet një nga ngjarjet më tragjike në vitet e fundit në botën e futbollit. Futbollisti i Liverpoolit, ishte i martuar dhe la prapa vetes dy fëmijë.
Familja e futbollistit mori përkrahje të madhe nga drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët, e miqtë e ish-futbollistit, shkruan Arbresh.info.
Madje ditën e sotme, trajneri i ‘The Reds’, Arne Slot ka bërë të ditur se pronarët e klubit, Fenway Sports Group (FSG), kanë paguar në tërësi kontratën e mbetur të Diogo Jotas, duke ia kaluar shumën familjes së tij.
“Mënyra se si [FSG] e trajtoi këtë situatë, duke ia kaluar të gjitha paratë e kontratës gruas dhe fëmijëve të tij, është për t’u lavdëruar. Ndoshta njerëzit mendojnë se kjo është normale, por në futboll nuk është”, u shpreh ai.
Jota kishte edhe dy vite kontratë të mbetura, prandaj familja e tij ka marrë mbi 10 milionë funte, pasi portugezi fitonte mbi 100 mijë funte për javë./Arbresh.info
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...