Neymar ka konfirmuar se pret të jetë në gjendje të rregullt për Kampionatin Botëror të këtij viti duke thënë se lëndimi i tij në këmbë merr kohë edhe një muaj për tu shëruar.
Sulmuesi i Paris Saint Germain zbuloi kohën e rikuperimit të këmbës së tij gjatë një programi televiziv në Brazil, transmeton portali arbresh.info.

Një gazetar iu drejtua nga këmba e tij e djathtë dhe e pyeti: “Pyetja e parë: Edhe sa gjatë të ka mbetur?”
26-vjeçari, i cili iu nënshtruar operacionit muajin e kaluar pas lëndimi në ndeshjen kundër Marseilles”, u përgjigj: “Rreth një muaj, një muaj e pak”

“Plaga është duke pasur progres, thyerja po konsolidohet mirë, gjithçka është duke shkuar në rregull”
Ndeshja e parë e Brazilit në Kampionatin Botëror do të jetë kundër Zvicrës së Xherdan Shaqirit në Rusi më 17 qershor./arbresh.info/
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj