Gennaro Gattuso ka mirëpritur drejtorin e ri ekzekutiv të Milanit, Ivan Gazidis, duke konfirmuar gjithashtu se ata tentuan të nënshkruajnë me superyllin Cristiano Ronaldo.
Sot (e shtunë), drejtori i ri ekzekutiv Gazidis vizitoi kampin stërvitor dhe drekoi me trajnerin dhe drejtorët – Leonardon dhe Paulo Maldinin, transmeton portali arbresh.info.
“Gazidis është një person që e njeh futbollin, i cili dërgoi Arsenalin në një nivel të shkëlqyer sportiv dhe ekonomik. Ai është magjepsë kur flet dhe ju e dëgjoni atë me kënaqësi, ashtu siç iu thotë eksperienca e tij”, ka thënë Gattuso në konferencën për shtyp.
Ish drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli pretendoi së fundmi se ishte në bisedime të zhvilluara për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Real Madridi kohë më parë para se ai të kalonte te Juventusi për 100 milionë euro.
“Nëse Mirabelli e ka thënë atë, atëherë është e vërtetë. Këtu ka pasur edhe elemente të tjera, të cilat unë i konfirmojë gjithashtu. Dëshironi më shumë detaje, hë?”, buzëqeshi tutje Gattuso.
“Rossonerët” do të përballen me Parman të dielën nga ora 11:30./arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit