Mesfushori i Bayern Munchen, Joshua Kimmich nuk do të luajë më për klubin në ndeshjet e mbetura të vitit 2021, ka konfirmuar klubi.
26-vjeçari ka dalë nga karantina pas një infeksioni me Coronavirues, por ende nuk është në gjendje të stërvitet plotësisht.
“Më vjen mirë që karantina ka mbaruar”, tha Kimmich, i cili zbuloi muajin e kaluar se ai nuk ishte ende i vaksinuar.
“Jam shumë mirë, por nuk mund të stërvitem plotësisht për shkak të një infiltrimi të lehtë në mushkri”.
“Do të përfundoj rehabilitimin dhe do të kthehem në stërvitje të plotë në janar”.
Bayerni, i cili është katër pikë përpara në krye të Bundesligës, përballet me Mainz 05, Stuttgard dhe Wolfsburg përpara se të fillojë pushimi i tyre dimëror./Arbresh.info
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro