Oriana Sabatini ka rezultuar përsëri pozitive ndaj Coronavirusit.
Sipas revistës argjentinase Caras, e fejuara e yllit të Juventusit, Paulo Dybala, ka bërë tamponin e tretë për Covid-19.
Testi ka konfirmuar se këngëtarja e re nuk është shëruar akoma pas 11 ditësh në izolim.
Sido që të jetë, kjo nuk është konfirmuar ende nga Dybala, që vazhdimisht nga karantina e tij njofton për gjendjen pasi edhe ai ka qenë pozitiv me COVID-19.
Por, sulmuesi i Juvës ka treguar ditë më parë se ditët më të vështira kanë ikur për të dhe se po përmirësohet.
Italia është vendi më i goditur në Evropë nga virusi vdekjeprurës.
Deri më tani janë infektuar mbi 100 mijë, derisa ka mbytur mbi 13 mijë persona.
Si i gjithë populli, ashtu edhe futbollistët ndodhen në karantinë.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...