E ardhmja e trajnerit Zinedine Zidane te Real Madrid nuk është e sigurt, ngase thuhet se klubi ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon.
Pozita e dytë në La Liga dhe nëse eliminohen nga Liga e Kampionëve mund t’i shkaktojnë teknikut francez të humbë punën, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Fansided, “Los Blancos” kanë arritur marrëveshje me Pochettino-n, nëse vendosin ta shkarkojnë Zidane-n në fund të sezonit.
Zidane është duke u munduar të bëjë disa transferime të mëdha në verë si Pogba, Mbappe dhe Ruiz, mirëpo nëse gjatë këtij sezoni nuk fiton ndonjë trofe, atëherë do shkarkohet.

Nga ana tjetër, Pochettino nuk i dëshiron këto transferime sepse dëshiron ta formojë skuadrën me lojtarë të rinj, ashtu siç ka bërë te Spurs.
Ka raportime se presidenti i “Mbretërve”, Florentino Perez ia ka bërë të qartë legjendës së klubit se nëse nuk fiton trofe gjatë këtij sezoni, atëherë do detyrohet ta shkarkojë./arbresh.info.
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...