Edhe pse afati kalimtar i transferimeve në Premierë Ligë ka përfunduar, kjo nuk do të thotë se “Topçinjtë” kanë kryer biznes në transferime.
Klubet në mbarë Evropën ende mund të përforcojnë skuadrat e tyre deri në fillim të muajit të ardhshëm, prandaj mund të ketë largime gjatë tri javëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Shkodran Mustafi është përfolur shumë për transferim në Francë dhe duket se nuk është më pjesë e planeve të Unai Emery pas arritjes së David Luiz nga Chelsea.
Futbollisti shqiptar është shënjestër e skuadrës së AS Monacos, e cila besohet të jetë e gatshme për t’i ofruar 30 milionë euro Arsenalit në mënyrë për të siguruar shërbimet e tij.
Gjiganti londinez finalizoi dje nënshkrimin me mbrojtësin David Luiz nga Chelsea për 8 milionë euro dhe Mustafi është tani edhe një hap më larg në marrjen e urdhrave në Emirates.
AS Roma dhe AC Milani janë përmendur gjithashtu si destinacione të mundshme për qendërmbrojtësin./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...