Sulmuesi suedez nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë apo jo të luajë në LA Galaxy. Ai ka oferta për t’u rikthyer në futbollin evropian, përkundër faktit se është 37 vjeç.
Zlatan Ibrahimovic nuk ka vendosur ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi suedez e ka lënë pezull të ardhmen e tij, e cila do të vendoset me të përfunduar edicioni aktual në MLS.
Në një intervistë për ESPN Deportes, menaxheri i përgjithshëm i LA Galaxy, Dennis te Kloese e ka bërë të qartë se të dyja palët do të diskutojnë për situatën e Ibrës me të përfunduar sezoni.
Sipas tij, vendimi do të merret vetëm në atë periudhë.
Ibrahimovic flitet se po kërkohet nga klubet evropiane pas paraqitjeve të mira në futbollin amerikan.
Ndër të tjera, spekulohet se ai mund të rikthehet edhe në Manchester United.
37 vjeçari para se të transferohej në SHBA kishte luajtur në klube të shumta evropiane si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain e Manchester United.
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...