Alphonso Davies, një nga lojtarët më të mirë të Bayern Munchen, dëshiron të fillojë një aventurë të re në karrierë gjatë verës së ardhshme.
Pavarësisht se ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Ëndrra e madhe e 22-vjeçarit është të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit.
Dëshirë që konfirmohet edhe nga agjenti i “raketës” së kampionëve të Gjermanisë, Nedal Huoseh, i cili fton “Los Blancos” që të bëjnë një ofertë për lojtarin.
“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies.
Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë”, deklaroi menaxheri i lojtarit.
Davies nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me bavarezët dhe po pret ofertën e “Los Blancos”, aty ku do të gjente David Alaban, me të cilin ka miqësi të madhe.
“Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni. Ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private.
Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”, theksoi Househ./ss
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...