E ardhmja e Armando Brojës është një çështje të cilën e ka marrë vetë në dorë për ta zgjidhur pronari i ri i bluve të Londrës, Todd Boehly, pas interesimit të tri klubeve të Premier League-s: West Ham, Everton dhe Newcastle.
Drejtuesit e skuadrave në fjalë presin përgjigje nga Chelsea, nëse do ta shesë apo japë sërish në huazim. Manjati amerikan, Boehly, është i vendosur të bisedojë me trajnerin Thomas Thuchel, për të kuptuar nëse është në planet e tij.
Nëse vendos ta shesë, pret të arkëtojë rreth 30 milionë funte.
“Ylli” 20-vjeçar shijoi sezonin e tij të rëndësishëm në futbollin anglez vitin e kaluar, duke rënë në sy pasi shënoi nëntë gola në të gjitha garat për Southamptonin, ku luajti në formë huazimi.
Pas largimit të Romelu Lukakut në huazim tek Interi, në sulmin e Chelsea-t është hapur një vend, por i takon trajnerin gjerman të vendosë për organikën./SS
Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të b...
LVV pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje ma...
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë