Duket se e ardhmja e Massimiliano Allegrit është në Angli, pasi ai është ndër favoritet për ta marrë drejtimin e Manchester United, Arsenal apo Tottenham.
Ish-trajneri i Juventusit është i papunë momentalisht, pasi e shkëputi marrëveshjen me bardhezinjtë pas përfundimit të sezonit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Ai i fitoi pesë tituj radhazi në Serie A dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve dy herë gjatë kësaj periudhe.
Ka muaj që Allegri ndjek kursin në gjuhën angleze dhe duket se puna e tij e radhës do të jetë në Premierligën angleze.
Tashmë është përfolur se italiani mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit apo Arsenalit.
Por, sot The Sun dhe Mirror shkruajnë se Allegri është kandidat serioz për postin e trajnerit të Tottenham, e cili e ka nisur sezonin shumë dobët nën udhëheqjen e Maurizio Pochettinos.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...