Selektori i ri i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Josep Maria Berrocal, ka publikuar listën e basketbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029.
Në mesin e të ftuarve dallohen edhe dy basketbollistë shqiptarë nga Shkupi, Lejson Zeqiri dhe Valmir Kakruki. Zeqiri aktualisht është pjesë e Bashkimi, ndërsa Kakruki aktivizohet me Sigal Prishtinën.
Në listën e publikuar nga Berrocal është përfshirë edhe ish-basketbollisti i Borës, Adem Mekic.
Lista e plotë e basketbollsitëve të ftuar:
Vojdan Stojanovski – Aeroporti MZT Shkup
Andrej Magdevski – Aeroporti MZT Shkup
Marin Petkov – Aeroporti MZT Shkup
Andrej Maslinko – Aeroporti MZT Shkup
Stojan Gjuroski – MKK Kumanovë
Viktor Efremovski – Rabotniçki
Andrej Mitrevski – Pelister
Luka Stojanovski – Pelister
Teodor Simic – Kozuv
Viktor Tashovski – TFT Shkup
Amar Hot – Majari 2023
Adem Mekic – Bora, Kosovë
Valmir Kakruki – Sigal Prishtinë, Kosovë
Lejson Zeqiri – Bashkimi, Kosovë
Andrej Jakimovski – Trento, Itali
Ethan Happ – San Pablo Burgos, Spanjë.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë e luan ndaj Luksemburgut në shtëpi, teksa në përballjen e dytë udhëton drejt Bakus, ku përballet me Azerbajxhanin.
Pas dy ndeshjeve të para në grupin A parakualifikues, Maqedonia e Veriut dhe Luksemburgu prijnë me nga dy fitore./Arbresh.info
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit