Vlera e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani është dyfishuar në Transfermarkt.
Qendërmbrojtësi në Transfermarkt kushtonte rreth gjashtë milionë euro, por forma e mirë ka bërë që të dyfishohet në 12 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Rrahmani për momentin luan te Hellas Verona ndërsa ka nënshkruar kontratë me Napolin dhe do t’i bashkohet në fund të sezonit.

Kurse kur do të transferohet te “Napolitanët” do të fitojë rreth 1.8 milionë euro në sezon.
Rrahmani tash është bërë lojtari i dytë më i vlefshëm të Kosova pas Vedat Muriqit, vlera e të cilit prek 35 milionë euro.
Këtë sezon Rrahmani ka pasur rol të rëndësishëm te Verona duke qenë i pranishëm në 24 paraqitje në të gjitha garat dhe i ka ndihmuar të renditët në pozitën e gjashtë në tabelë./arbresh.info.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë