Paulo Dybala raportohet se dëshiron t’i bashkohet më para skuadrës së Paris Saint Germainit para Manchester United në rast se largohet nga Juventusi.
Dybala dukej se ishte nisur drejt United si pjesë e marrëveshjes me sulmuesin Romelu Lukaku, por nuk arriti të binte dakord me kushtet e ofruara nga “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
Gazzetta dello Sport shpjegon që sulmuesi do të dëshironte të qëndronte në Juventus, por preferon kalimin në kryeqytetin francez para gjigantit anglez në rast se vendos për largim.
Gazeta shton se agjenti i tij Jorge Antun tashmë ka zhvilluar bisedime “pozitive” me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse mund të bashkëpunoj me Neymarin në Parc des Princes ose të zëvendësoj ish yllin e Barcelonës./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...