Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala insiston se ai kurrë nuk e ka ofenduar trajnerin Jose Mourinho duke thënë se vetëm ka kërkuar nga portugezi të mos e bëjë atë gjest.
Trajneri i Manchester United vuri dorën në vesh ndaj tifozëve të “Zonjës së Vjetër” pas fitores së skuadrës së tij të mërkurën dhe atij menjëherë i ishin afruar sulmuesi argjentinas dhe Leo Bonucci, transmeton portali arbresh.info.
“Unë vetëm i kam thënë se nuk është e nevojshme për të bërë atë gjest”, insistoi Dybala duke folur për ‘Sky Sports’.
“Nuk ishte e nevojshme për të krijuar më shumë tension sesa që tashmë ishte aty, nganjëherë ju ofendoheni dhe kjo është një gjë e keqe, por krijon më shumë tensione sesa që tashmë ka”
“I kam thënë atij se kjo nuk ishte e nevojshme, nuk e kam ofenduar atë. Unë thjeshtë i kam thënë atij këtë dhe jam larguar”
Juventusi do të përballet në vikend me AC Milanin të dielën duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...