Sipas raporteve të ndryshme, Paulo Dybala është rikthyer te kampi i Juventusit për trajtim pas testimeve të kryera nga stafi mjekësor i Argjentinës.
Sulmuesi udhëtoi në Amerikën Jugore për ndeshjet me skuadrën e tij kombëtare pavarësisht problemit muskulor që pësoi në fitoren 1 me 1 ndaj Sampdorias të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Sky Sport Italia’, stafi argjentinas ka konstatuar se Dyabla nuk do të jetë në gjendje të luaj për dy ndeshjet e tyre të ardhshme. Prandaj, sulmuesi është rikthyer menjëherë për trajtim në Turin dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen në Serie A kundër Napolit më 2 prill.
Argjentina luan ndaj Kilit në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror para udhëtimit në Bolivia javën e ardhshme./arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së