Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, është lënduar mbrëmë në fitoren e Romës ndaj Lecces, 2-1.
Dybala u lëndua në kofshën e majtë gjatë shënimit të penalltisë në minutën e 48-të, penallti e cila vendosi edhe fatin e ndeshjes dhe siguroi fitoren e Romës.
Menjëherë pasi shënoi, ai u zëvendësua dhe u pa me lot në sy duke qëndruar në bakën rezervë të “Giallorosëve”.
Lotët e argjentinasit nuk ishin nga dhimbja që ia shkaktonte këmba, por nga frika që do ta humbë mundësinë për të luajtur në Botërorin e Katarit, i cili fillon në fund të nëntorit.
Është e sigurt se ai do të mungojë disa javë, derisa edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho, në një intervistë për DAZN tha se është shumë vështirë të mendohet se Dybala do të kthehet të luajë para vitit 2023.
Kjo nënkupton që 28-vjecari do ta humbë edhe Kupën e Botës me Argjentinën, e cila këtë vit ka gjasa të mëdha që të dalë triumfuese./arbresh.info
Dybala scores for the 5th game in a row but gets injured while doing so.
You can’t make this up.pic.twitter.com/Q3Yqq1xZNe
— IM (@Iconic_Mourinho) October 9, 2022
Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulo...
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëm...
Nga përmirësimi i kujtesës te ulja e tensionit, përfitimet b...
Studimi: Kuajt nuhasin frikën e njeriut
Füllkrug hero, Milani mposht Leccen dhe vazhdon ndjekjen e I...
Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, të paktën pesë të vde...