Trajneri Arsene Wenger është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas demolimit nga Liverpooli.
Dy futbollistët shqiptarë siç duket do jenë pjesë e këtij ndryshimi pas vetëm një viti qëndrim te gjiganti londinez, shkruan portali arbresh.info.
Derisa mbrojtësi Shkodran Mustafi pritet të kalojë te skuadra italiane Interi, befasia në ditën e fundit të merkatos verore të transferime është Granit Xhaka, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Arsene Wenger.
Siç raporton ‘The Sun’, trajneri francez është i gatshëm të bëjë ndryshim total në repartin e mesfushës.

Granit Xhaka, i cili u transferua për 38.25 milionë funta nga Borussia Monchengladbach, vlerësohet si futbollisti i profilit të lartë që është viktimë e humbjes së durimit nga trajneri i Arsenalit pas demolimit që “Topçinjtë” përjetuan në Anfield.
Wenger ka pranuar gjithashtu që koha e Mustafit ka përfunduar, vetëm një vit pasi mbrojtësi i Gjermanisë kaloi në Emirates nga Valencia për 34.85 milionë funta.
Alexis Sanchez, Alex Oxlade Chamberlain dhe Lucas Perez besohet se do të jenë lojtarët tjerë që do të largohen këtë merkato./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...