Newcastle United është e gatshme të paguajë shumën që kërkohet për transferimin e Benjamin Šeško.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi anglez i ka paraqitur tashmë projektin e tyre lojtarit dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare nëse ai pranon kushtet, shkruan Arbresh.info.
Nga ana tjetër, edhe Manchester United ka qenë i interesuar kohëve të fundit për të.
Fillimisht skuadra e Amorimit zhvilloi diskutime të brendshme dhe më pas edhe i kontaktoi drejtuesit e Leipzigut, për të mësuar kushtet e mundshme të marrëveshjes.
Šeško pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij, ndërsa interesimi nga klubet e Premier League është në rritje.
Për sllovenin më parë ishte interesuar edhe Arsenali, mirëpo “Topçinjtë” u tërhoqën nga gara pasi arritën transferimin e Viktor Gyokeresit.
Edicionin që lamë pas ai luajti në 45 ndeshje me Leipzigun ku shënoi 21 gola e dhuroi gjashtë asistime./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës