Albion Rrahmani po i kalon ditët e fundit të tij te skuadra rumune Rapid Bukuresht, pasi do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Vetëm një vit i ka mjaftuar në Rumani për të shpërthyer sulmuesit dardan me fanellën e Rapidit me gola e asistime.
23-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë me fanellën e Rapidit.
Slavia e Pragës është skuadra më e interesuar për shërbimet e Rrahmanit, madje mediumi rumun Digi Sport ka raportuar se skuadra çeke ka ofruar 3 milionë euro për të.
Megjithatë e ardhmja e Rrahmanit pritet të jetë në Skoci, ku gjiganti skocez Glasgow Rangers tani po shihet si favorit dhe që mund të ofrojë më shumë për transferimin e Rrahmanit.
Rapidi po pret që nga shitja e yllit llapjan të fitoj 8 milionë euro, por Digi Sport ka raportuar se shitja e sulmuesit kosovar mund të ndodhë për 6 milionë.
Glasgow Rangers është e gatshme të paguajë gjashtë milionë euro, shumë që do të mjaftonte për ta bërë kosovarin transferimin më të shtrenjtë në histori të Rapidit.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri