Klubi nga Super Liga e Kinës, Tianjin Quanjian raportohet se ka ofruar blerjen e dy milionë shisheve me verë nga Andres Iniesta në përpjekje për të joshur atë larg nga Barcelona.
33-vjeçari, i cili shpenzoi të gjithë karrierën e tij në Camp Nou, në të kaluarën ka qenë i lidhur me transferimin në Lindje të Largët, gjë që ndodhi gjatë verës dhe muajit janar, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, në përpjekjen e tyre të fundit për të siguruar reprezentuesin spanjoll nga klubi i tij, ‘The Sun’ raporton që Tianjin nuk do të paguaj vetëm një pagë vjetore prej 30 milionë funta, por ata do të blejnë edhe një numër të madh të shisheve me verë nga kompania që posedon lojtari.
Iniesta ka prodhuar verë në vendlindje të tij që nga viti 2010 në vreshtën Bodega Iniesta afër Albacetes.
Pavarësisht thashetheme rreth kësaj mega oferte, mesfushori ka nënshkruar “kontratë jetësore” vitin e kaluar me Barcelonën dhe vështirë se do të ndryshojë mendjen gjatë verës./arbresh.info/
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...