Thiago Alcantara dhe Joel Matip do të largohen nga skuadra e Liverpoolit gjatë mërkatos së verës.
Ata do të largohen si lojtar të lirë pasi klubi nuk ka vazhduar kontratat me ta, shkruan Arbrresh.info.
Matipi pas një aventure nëntë vjeçare i thotë lamtumirë klubit të Liverpoolit, me 201 paraqitje dhe 11 gola të shënuar e gjashtë asistime të dhuruara.
Mbrojtësi nga Kameruni ishte pjesë e suksesit historik të Liverpoolit në triumfin e Premier League pas 30 vjetëve kurse fitoi edhe Champions Leaguen.
Ndërsa Thiago u transferua para katër vitesh nga Bayerni tek “The Reds” dhe pati gjithsej 98 parqitje, ku shënoi tre gola dhe dhuroi gjashtë asistime.
Sa ishte në Liverpool, Alcantara fitoi një kupë FA dhe një Superkupë të Anglisë.
Në mesin e të larguarve kanë qenë edhe tetë futbollistë nga skuadra e dytë./Arbresh.info/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...