Dy skuadra turke janë të interesuara në janar për nënshkrimin me qendërmbrojtësin shqiptar të Lazios, Riza Durmisi.
25-vjeçari nuk ka qenë në gjendje për të siguruar vendin e tij në njëmbëdhjetshen startuse te klubi i tij aktual dhe është përfolur shumë për largim nga klubi së fundmi, transmeton portali arbresh.info.
Sa i përket zhvillimeve të fundit, klubet turke si Fenerbahce dhe Galatasaray janë të interesuara në nënshkrimin me Durmisin në afatin e ardhshëm kalimtar marrë parasysh moshën e tij dhe potencialin në rritje gjithashtu.

Besohet se Lazio do të jetë e gatshme për t’i lejuar reprezentuesit të Danimarkës të largohet për vetëm 4 milionë euro – shifër që e bënë atë një lojtar ideal për klubet në Turqi.
Durmisi ka qenë në Lazio që nga vera e 2018-ës kur u transferua nga skuadra spanjolle Real Betis për një tarifë të raportuar prej 7.5 milionë euro.
Në formë befasuese, lojtari i cili ka qenë duke luajtur vazhdimisht futboll në Spanjë, nuk ka qenë në gjendje të luaj në asnjë ndeshje të vetme në Serie A gjatë thuajse 18 muajve./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...